Skip to main content

Magazinat

Moduli Magazinat mundëson punën me disa magazina brenda të njëjtit biznes: gjendjen e stokut për secilën magazinë, lëvizjet e mallit, transferimet ndërmjet magazinave dhe raportet përmbledhëse. Faqja organizohet në pesë skeda: Magazinat, Stoku, Lëvizjet, Transferimet dhe Raportet.

Krijimi i një magazine

  1. Te skeda Magazinat klikoni Shto Magazinë.
  2. Plotësoni Emrin, Kodin dhe Tipin e magazinës.
  3. Opsionale: Adresa, Qyteti, Personi kontaktues, Telefoni dhe Email.
  4. Me Magazina kryesore e shënoni si magazinën e parazgjedhur të biznesit.
  5. Klikoni Ruaj. Një magazinë që nuk përdoret më mund të hiqet nga puna me Çaktivizo.

Stoku sipas magazinës

Te skeda Stoku zgjidhni magazinën nga lista për të parë artikujt e saj: Sasinë, sasinë E rezervuar, sasinë E disponueshme dhe Stokun minimal.

  • Me Inicializo nga Katalogu mbushni magazinën me artikujt ekzistues të inventarit.
  • Me Shto Lëvizje regjistroni një lëvizje manuale stoku: zgjidhni produktin, Tipin (Hyrje, Dalje ose Rregullim), sasinë dhe shënimet.

Lëvizjet e stokut

Skeda Lëvizjet është historiku i plotë i lëvizjeve për të gjitha magazinat, i filtruar sipas magazinës dhe tipit: Hyrje, Dalje, Transfer Hyrje, Transfer Dalje, Rregullim, Numërim. Për çdo lëvizje tregohet data, magazina, produkti, sasia dhe gjendja para dhe pas lëvizjes.

Transferimet ndërmjet magazinave

Për të lëvizur mall nga një magazinë në tjetrën:

  1. Te skeda Transferimet klikoni Transfer i Ri.
  2. Zgjidhni Magazinën Burim dhe Magazinën Destinacion.
  3. Me Shto Artikull vendosni produktet dhe sasitë që transferohen; shtoni shënime nëse nevojiten.
  4. Transferi krijohet si Draft; me Dërgo kalon Në Tranzit dhe malli del nga magazina burim.
  5. Me Përfundo malli hyn në magazinën destinacion dhe transferi shënohet Përfunduar; një transfer i pambyllur mund të anulohet me Anulo.

Lidhja me fletët shoqëruese

Kur malli lëviz fizikisht ndërmjet vendndodhjeve të ndryshme, sipas rregullave të fiskalizimit transporti duhet të shoqërohet me një fletë shoqëruese (WTN) të fiskalizuar. Transferimi në modulin e magazinave përditëson vetëm gjendjen e stokut — fletën shoqëruese e lëshoni veçmas nga moduli Fatura Shoqëruese (shih Fatura shoqëruese), me të njëjtat artikuj dhe sasi si transferi.

Raportet e magazinave

Skeda Raportet përmbledh gjendjen e të gjitha magazinave:

  • Nivelet e Stokut sipas Magazinës — numri i produkteve, sasia totale dhe vlera totale për magazinë
  • Alarme Stoku i Ulët — produktet nën stokun minimal, me deficitin përkatës
  • Përmbledhje Lëvizjesh — hyrjet, daljet, transferet dhe rregullimet e periudhës
  • Vlerësimi i Stokut — vlera e stokut sipas kostos për njësi, me totalin e përgjithshëm