Skip to main content

Vetëfaturimi

Vetëfaturimi është rasti i parashikuar nga ligji shqiptar i fiskalizimit kur blerësi e lëshon vetë faturën në vend të shitësit — sepse shitësi nuk ka detyrim ose mundësi ta fiskalizojë atë. Faqja gjendet te Faturat > Vetë-Faturim.

Krijimi i një vetëfature

Kur përdoret vetëfaturimi

Zgjidhni llojin e vetëfaturimit sipas rastit:

  • Vetë-Konsum — kur biznesi konsumon vetë mallrat ose shërbimet e tij.
  • Blerje nga Fermerë — blerjet nga fermerë vendas që nuk lëshojnë dot faturë.
  • Import Shërbimesh — shërbimet e marra nga furnitorë jashtë vendit.
  • Marrëveshje — kur palët kanë marrëveshje paraprake që faturën ta lëshojë blerësi.
  • Të Tjera — rastet e tjera të parashikuara nga legjislacioni.

Krijimi i një vetëfature

  1. Te Vetë-Faturim klikoni butonin e krijimit.
  2. Te Konfigurime zgjidhni Llojin e Vet-FaturimitMënyra e Pagesës vendoset automatikisht Në Llogari.
  3. Te Shitësi plotësoni të dhënat e palës për të cilën po lëshoni faturën: emrin, llojin dhe numrin e identifikimit (p.sh. NIPT/NUIS ose numër personal sipas llojit të vetëfaturimit), adresën dhe shtetin. Për vetë-konsum përdoren të dhënat e biznesit tuaj.
  4. Te Artikujt kërkoni artikullin me SKU/Barkod ose sipas emrit, ose shtoni një Artikull të Ri manualisht; totalet me TVSH llogariten automatikisht.
  5. Klikoni Fiskalizo — vetëfatura dërgohet në CIS si çdo faturë tjetër.

Lista e vetëfaturave

Në listën e vetëfaturave shihni numrin e faturës, datën, shitësin, llojin e vetëfaturimit, totalin me TVSH dhe statusin. Vetëfaturat e fiskalizuara marrin kodet IIC dhe FIC dhe pasqyrohen te raportet e blerjeve si lloj më vete (Vetë-Faturë).